Sfida e sontme basketbollistike evropiane mes ekipit kosovar të Trepçës dhe Caledonias nga Skocia, është e rëndësishme edhe për një arsyje tjetër.
Klubi mitrovicas ka dhënë një shembull fantastik, duke marrë vendim që të gjitha paratë që mblidhen nga shitja e biletave, të shkojnë të destinuara për një vogëlush të sëmurë nga qyteti i Mitrovicës.
Sigurisht që kjo duhet të jetë një motiv tjetër për secilin prej nesh, që përpos se ta përkrahim ekipin kosovar në garat evropiane, të blejmë edhe një biletë e cila kontribon në bamirësi dhe së bashku mund të shpëtojmë jetë.
Bileta e ndeshjes kushton 3 euro dhe kanë dalë në shitje nga ora 11:00 e mesditës së sotme tek fan shopi i skuadrës mitrovicase afër palestrës ”Minatori”.
Çdo biletë e blerë do të ndihmojë në mbulimin e shpenzimeve mjekësore dhe do të sjellë një buzëqeshje në fytyrën e vogëlushit.
Ndeshja fillon nga ora 18:30.