Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizjen Vetëvendosje se po tentojnë t’i uzurpojnë institucionet e Kosovës përmes, siç e cilësoi ai, një “grushtshteti të brendshëm”.

Gjini ka deklaruar se Kosova ndodhet në një nga momentet më kritike politike, duke pretenduar se aktualisht vendi nuk ka institucione me legjitimitet të plotë.

“Situata politike ka mbërritur në një moment që mund të jetë ndër më kritikët. Sot Kosova nuk ka president, nuk ka as ushtrues detyre të presidentit. Nuk ka kryeministër legal, as kryeministër legal në detyrë dhe nuk ka ministra legalë. Ka vetëm një person që e ka uzurpuar pushtetin në Kosovë”, ka thënë Gjini.

Ai ka përmendur rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, zvarritjen e formimit të institucioneve dhe, sipas tij, shkeljet e vazhdueshme kushtetuese.

“Sot, pa asnjë arsye logjike, shtetformuese dhe patriotike, kemi hyrë në krizë. Kjo situatë nuk ka emër tjetër përveçse grushtshtet i brendshëm, i realizuar nga njerëz që po e shfrytëzojnë në mënyrë brutale legjitimitetin e brishtë për t’i uzurpuar institucionet e shtetit”, ka deklaruar Gjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts