Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim Shaban Gogajn për vrasjen e të riut Agonis Tetaj, shkruan Insajderi. 

Kurse i pandehuri tjetër në këtë rast, Isuf Cacaj për armëmbajtje pa leje u dënua me 2000 euro.

Vendimi është marrë afro 4 vite më pas. 

Gogaj u gjykua nën veprën penale “vrasje nga pakujdesia” dhe “posedim i pa autorizuar i armëve”.

Për vrasje nga pakujdesia Gogaj u dënuar me 5 vite burgim ndërsa për armë mbajtje pa leje me 3 vite burgim

Siç rëndom ndodh, në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. 

Shaban Gogaj ndodhet në paraburgim që nga 24 shtatori i vitit 2018.

Agonis Tetaj ishte vrarë në vitin 2018 në vendin e punës, në lokalin “Gogaj Ag” në Deçan.

Fillimisht, Shaban Gogaj u gjykua nën veprën penale “Vrasje e rëndë”, e cila vepër më pas u ri-cilësua si “vrasje nga pakujdesia”.

Pas këtij veprimi ka reaguar babai i viktimës, Isuf Tetaj i cili pati publikuar pamjet e rastit, e të cilat tronditën gjithë vendin. 

Tetaj akuzonte prokurorin Agron Uka se ka manipuluar me rastin. 

Pas kësaj, kishte reaguar ish-Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili kishte vendosur të ndërrohet prokurori i rastit, e po ashtu ka kërkuar të merren masat e duhura ndaj prokurorit Agron Uka.

Related Posts