• PËR NE
  • MARKETING
  • RAPORTO
  • KONTAKTI
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Gjyqtarja nga Peja për vjedhje të viçave kishte shqiptuar 6 vite burgim, për dhunimin e 15 vjeçares vetëm 8 muaj

1 year më parë
në LAJME, LAJME KRYESORE
Share on FacebookShare on TwitterWhatsapp

TË NGJASHME

Nuk ka postime

Florije Zatriqi, gjyqtarja nga Peja e cila e ka dënuar me 8 muaj e 8 ditë burgim një akt të dhunimit seksual ndaj një të miture 15 vjeçare, pak vite më parë e kishte dënuar me 6 vite burgim një akt të vjedhjes së 3 viçave dhe një kali.

Këtë vendim e kishte marrë në gusht të vitit 2018 dhe katër të akuzuarit i kishte dënuar me nga 1 vit e gjysmë burgim.

Ata e kishin pranuar në gjykatë se në një stallë i kishin vjedhur 3 viça, të cilët më pas i kishin ngarkuar në veturë. Sipas prokurorisë të njëjtit e kishin vjedhur edhe një kalë të cilin e kishin bartur me rimorkio.

Kaq e ashpër gjykatësja nuk ishte edhe me aktin e dhunimit të 15 vjeçares në Gjakovë, pasi për një vepër të dënueshme nga 5 deri në 20 vite burgim i ka shqiptuar vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim për dhunuesin.

Përpos dënimit, të pazakontë këtë vendim e bën edhe fakti se si gjyqtarja Zatriqi nuk ka arritur ta gjejë asnjë rrethanë rënduese kundër të akuzuarit për dhunimin e 15 vjeçares, përderisa në favor të tij i ka gjetur 10 rrethana lehtësuese ndër të cilat edhe rrethanën se “viktima gjatë dhunimit nuk kishte pësuar lëndime”.

Ngjarja për të cilën u shqiptua ky dënim, sipas aktakuzës, kishte ndodhur në janar të vitit 2012.

Aktakuza përshkruan se e mitura 15-vjeçare në atë kohë ishte duke dalë nga spitali kur edhe ishte kërcënuar me thikë e më pas ishte marrë nga i akuzuari P. K. së bashku me një person të mitur, të cilët më pas e kishin dërguar atë në një shtëpi të pabanuar.

Sipas Prokurorisë, pasi viktima ishte dërguar në atë shtëpi, i mituri e kishte thirrur në telefon edhe një të mitur tjetër dhe aty gjatë tërë natës të tre e kishin dhunuar 15-vjeçaren.

E mitura kishte arritur të ikte nga ajo shtëpi në mëngjes dhe menjëherë e kishte raportuar rastin në Polici.

Ky rast ishte gjykuar edhe më herët mirëpo dënimin e shqiptuar me dy vite e kishte prishur Gjykata e Apelit pasi e kishte vlerësuar si të vogël dhe të paarsyetuar.

Për këto veprime në seancën e datës 12 korrik të këtij viti, i akuzuari P. K. e kishte pranuar fajësinë.

Pas publikimit të vendimit pati reagime nga udhëheqësit e sistemit të drejtësisë.

Përmes një komunikate publike kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, kërkoi ndërmarrjen e masave kundër gjyqtares Zatriqi.

Të njëjtën kërkesë e parashtroi edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, kundër prokurores së rastit.

Pa reaguar nuk mbeti as ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila deklaroi se vendime të tilla nuk i përkrahin viktimat.

Etiketa: 15 vjeçarjadhunimiGjykimiGjyqtarja nga Peja
Postimi paraprak

Agron Demi: Kemi përgatitur dosje me të gjitha keqpërdorimet në RTK në 10 vitet e fundit

Postimi tjetër

Si i humbi Universiteti i Prishtinës 15 mijë euro për shkak të sekretarit Esat Kelmendi (Dokument)

POSTIME TË NGJASHME

Nuk ka postime
Postimi tjetër

Si i humbi Universiteti i Prishtinës 15 mijë euro për shkak të sekretarit Esat Kelmendi (Dokument)

Çfarë gjeti policia në lokacionin ku po kërkoheshin të dyshuarit për vrasjen e 25-vjeçarit në Mitrovicë

Paralajmëron Bekim Haxhiu : Një valë e re e COVID-19 do ta godas Kosovën

SHTO KOMENT

TË FUNDIT

Pasi e rriti tatimin në pronë, Murati lozë heroin- Komentuesit e grijnë: Lej foret, mashtrues, lej përrallat

January 28 2023

Qytetarët i ankohen, Rama thotë se Qeveria e ka fajin për shtrenjtimin e tatimit në pronë

January 24 2023

Komunat heqin fajin nga vetja për tatimin në pronë, sqarojnë pse u rrit çmimi

January 24 2023

Njerëzit gënjeshtarë u përkasin këtyre 2 shenjave të horoskopit

January 23 2023

Jepet kartoni i parë i bardhë në histori të futbollit – ka një kuptim të çuditshëm

January 23 2023

MË TË LEXUARAT

Plugin Install : Popular Post Widget need JNews - View Counter to be installed
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
  • KUZHINA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
    • ASTROLOGJI
    • HISTORI
  • KUZHINA
    • RECETA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.