Një ndërtesë në lagjen Veternik të Prishtinës është kthyer në cak të një personi të dyshuar për vjedhje, duke lënë banorët të shqetësuar dhe në kërkim të sigurisë, raporton Sinjali.

I veshur me rroba të errëta dhe duke lëvizur me kujdes, personi i dyshuar shihet duke hyrë në hapësirat e garazhit të një ndërtese në rrugën “Richard Holbrooke”.

Sipas pamjeve të siguruara nga Sinjali, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit, kur shumica e banorëve ishin në gjumë.

Dyshohet se gjatë kësaj ndërhyrjeje, ai ka dëmtuar dhe ka vjedhur një veturë të parkuar në garazh, duke shkaktuar shqetësim te banorët e objektit.

Por kjo nuk është hera e parë që kjo ndërtesë përballet me raste të tilla.

Vetëm rreth tri javë më parë, një banesë në të njëjtin objekt ishte bërë cak i një vjedhjeje të rëndë.

Banorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion për identitetin e personit të paraqitur në pamje, të njoftojnë Policinë e Kosovës.

Rasti mbetet nën hetim, ndërsa autoritetet pritet të ndërmarrin veprimet e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts