Mesfushori i Kanadasë, Stephen Eustaquio, përjetoi një nga momentet më emocionuese të karrierës së tij, pasi shënoi golin e fitores në minutën e 92-të ndaj Afrikës së Jugut, duke i siguruar kombëtares kualifikimin në fazën e 1/16-s së Kupës së Botës.

Goli i tij kishte një domethënie të veçantë edhe për shkak të historisë së dhimbshme personale që e ka shoqëruar në vitet e fundit.

Në vitin 2023, Eustaquio humbi nënën e tij, e cila ndërroi jetë pas një beteje me kancerin në tru. Vetëm një vit më vonë, ai u përball me një tjetër tragjedi familjare, kur babai i tij humbi jetën si pasojë e një sulmi në zemër.

Pas përfundimit të ndeshjes, mesfushori kanadez u emocionua gjatë një interviste televizive. I pyetur për familjen e tij, ai nuk arriti t’i përmbante lotët.

Momenti u bë edhe më prekës kur gazetari, duke parë emocionet e futbollistit, iu drejtua me fjalët: “Kanadaja të thotë faleminderit”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts