Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje për vigjilencë të shtuar për shkak të motit të paqëndrueshëm, duke u kërkuar qytetarëve të respektojnë masat e sigurisë gjatë stuhive dhe shkarkimeve atmosferike.

Instituti rekomandon që, me shfaqjen e bubullimave apo rrufeve, qytetarët të strehohen menjëherë në ambiente të mbyllura ose brenda një automjeti, duke shmangur qëndrimin në hapësira të ekspozuara.

Në njoftim theksohet se duhet të evitohen fushat e hapura, majat e kodrave, plazhet dhe terrenet sportive, si edhe qëndrimi pranë pemëve të vetmuara, shtyllave elektrike dhe objekteve të larta, pasi ato mund të paraqesin rrezik gjatë motit me rrufe.

IKShPK-ja u bën thirrje qytetarëve të largohen nga pishinat, lumenjtë, liqenet dhe deti gjatë stuhive, si dhe të kufizojnë përdorimin e pajisjeve elektrike të lidhura me rrjetin energjetik. Po ashtu, rekomandohet të pritet të paktën 30 minuta pas bubullimës së fundit përpara rikthimit në ambiente të hapura.

Instituti apelon që këto masa të respektohen për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve dhe për të garantuar sigurinë personale gjatë kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts