Inspektorati Qendror i Punës tha se ka ndaluar punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren dhe Suharekë.
“Si rezultat, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të punimeve në të dy kantieret deri në eliminimin e plotë të parregullsive të evidentuara. Këto masa synojnë parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe garantimin e kushteve të sigurta për punëtorët. Subjektet e inspektuara janë obliguar të eliminojnë të gjitha mangësitë e konstatuara, ndërsa punimet do të lejohen të rifillojnë vetëm pasi inspektorët të verifikojnë se janë përmbushur kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë”.
Inspektorati Qendror i Punës u zotuar se “mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe do të vazhdojë kontrollet intensive në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke ndërmarrë masa ndaj çdo subjekti që cenon sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.




















