Andi dhe Jasmina do të largohen për një muaj nga programi për të parë se si do të shkojë marrëdhënia e tyre.
Teksa po diskutonin për këtë, Juli vuri bast se në shtator do të bëhen të dy bashkë kur të largohet e gjithë vëmendja nga ta.
Juli: Me një fjalë goje mund të jenë bashkë, në një moment mund të mos jenë. Basti im është që këta në momentin që ikin dhe zbehen këto kamerat dhe ikin këto mesazhet sa i bukur je dhe ndonjë lidhje javore e mujore, këto party-t e verës, në shtator këta të dy janë bashkë. Bast sa të duash… Unë nuk do vë veshkën, por do bëhen bashkë. Duhet të ikë vipllëku.
Andi: Ja marrim paret 50-50, bëhemi bashkë në tetor.