Kapela e një punëtori të ngarkim-shkarkimit në Aeroportin e Prishtinës bllokoi një aeroplan të Turkish Airlines që po planifikonte të nisej sot për në Stamboll, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali aeroplani ka thithur kapelën e punëtorit, ndonëse mbajtja e saj është e ndaluar.
Këto burime bëjnë të ditur se punëtori për t’u mbrojtur nga i nxehti, ka hyrë nën hijen e aeroplanit, fuqia e të cilit ia gëlltiti kapelën.
Aeroplani me pasagjerë ka mbetur në pistë tash e më shumë se një orë për shkak të bllokimit nga kjo kapelë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia dhe ekipi i emergjencës.
Se aeroplani i kësaj linje ka pasur vonesa për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Zyra për Informim e Aeroportit të Prishtinës, por nuk kjo zyre nuk kanë dhënë detaje për arsyen e kësaj vonese.
“Po, konfirmojmë se Turkish Airlines ka pasur vonesë. Për detaje rreth vonesës, ju lutem të kontaktoni me kompaninë ajrore Turkish Airlines”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre.