• PËR NE
  • MARKETING
  • RAPORTO
  • KONTAKTI
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Komuna e Deçanit shpallë gjendje emergjente, rreth 900 të helmuar

12 months më parë
në LAJME, LAJME KRYESORE
Share on FacebookShare on TwitterWhatsapp

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Parandalimin dhe Sëmundjeve Ngjitëse të Statutit të komunës së Deçanit ka marrë vendim që të shpallet gjendje emergjente në tërë territorin e kësaj komune, shkruan Gazeta Express

Kjo pas paraqitjes së rasteve të fundit në këtë komunë, të helmimit të qytetarëve.

Dyshohet se shkaktar i helmimit është uji.

TË NGJASHME

Kryetari i Deçanit ka një lutje për qytetarët rreth tragjedisë në Gllogjan

7 months më parë

“Po merr fund misteri”, çfarë po paralajmëron kryetari i Deçanit

11 months më parë

Deri më tani në QKMF-në e kësaj komune ndihmë kanë kërkuar rreth 900 persona.

Në ndërkohë dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Deçan, shkaku i situatës së krijuar atje, ku po dyshohet se ka ndodhur një helmim masiv shkaku i ujit, raporton Express.

Këto dy raste të vdekjes i ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi ka deklaruar se prokurori ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen për obdukim në IML për të kuptuar me shumë lidhur me rrethanat e vdekjes se tyre.

“Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta në komunën e Deçanit. Për shkak të situatës se krijuar në atë rajon, Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen për obdukim në IML për të kuptuar me shumë lidhur me rrethanat e vdekjes se tyre”, ka thënë Nikçi për Klanin.

Ndryshe, të paktën 900 pacientë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan me simptoma të helmimit.

Dyshimet zyrtare për shkakun e helmimit janë te një degë e furnizimit të ujësjellësit “Hidrodrini”.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK), ka bërë të ditur të hënën se nga gjashtë mostra të testuara të ujit, në dy prej tyre kanë gjetur koloni të dyshimta të baktereve.

Megjithatë, sipas drejtorit të IKSHPK-së, Naser Ramadani, testimet duhet të vazhdohen të bëhen në laborator dhe shkaku i saktë i këtij helmimi nuk është përcaktuar ende.

Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan që nga dita e shtunë, ngrehu alarmin për numër të pazakontë të pacientëve, me simptoma të ngjashme.

Drejtori i kësaj qendre, Selmon Berisha tha për Radion Evropa e Lirë se pasi e kishin lajmëruar Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ata erdhën dhe morën mostrat e ujit për të bërë analizën kimike dhe biologjike.

“Analizat kimike ka rezultuar në rregull ndërsa analizat biologjike janë në përpunim e sipër. Po ashtu, gjatë gjithë kohës e kemi angazhuar laboratorin tonë dhe analizat e pacientëve rezultojnë që janë helmime bakteriologjike”, tha ai.

Deri sa rezultatet e analizave të fundit të këtij uji nuk kanë dalë ende, që nga e diela në mbrëmje, ujësjellësi rajonal “Hidrodrini” ka bërë ndërprerjen e furnizimit me ujë në zonat e dyshuara për helmim masiv.

Ujësjellësi “Hidrodrini” ka bërë apel për kujdes, por duke thënë se “deri në arritjen e rezultateve, nuk mund të konstatohet asgjë në zbardhjen e dyshimeve për ujë të helmuar ose jo”.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në një konferencë për media tha se janë duke bërë përpjekje maksimale për gjetjen e shkaqeve të këtij helmimi dhe deri më tani të gjitha dyshimet janë vetëm hipoteza.

Sipas tij, kanë dyshime edhe për një skemë të qëllimshme. Ai nuk elaboroi për këtë, por tha se duhet t’i lihet organeve të hetuesisë.

Etiketa: HelmimiKomune DeçanitUji
Postimi paraprak

Kapela e punëtorit bllokon aeroplanin e Turkish Airlines në Aeroportin e Prishtinës

Postimi tjetër

Dalin analizat e ujit që dyshohej se helmoi mbi një mijë qytetarë në Deçan

POSTIME TË NGJASHME

KUZHINA

Kryetari i Deçanit ka një lutje për qytetarët rreth tragjedisë në Gllogjan

7 months më parë
LAJME

“Po merr fund misteri”, çfarë po paralajmëron kryetari i Deçanit

11 months më parë
LAJME

Pusetat e pasiguruara dhe “dy serbët e dyshimit që vizituan Deçanin para helmimit”

12 months më parë
LAJME

Dalin analizat e ujit që dyshohej se helmoi mbi një mijë qytetarë në Deçan

12 months më parë
LAJME

Vdesin tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani

1 year më parë
LAJME

Mbi 12 orë pa ujë të pijes mbesin Fushë-Kosova, Obiliqi, Drenasi, dhe një pjesë e Prishtinës, Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sqaron qytetarët

1 year më parë
Postimi tjetër

Dalin analizat e ujit që dyshohej se helmoi mbi një mijë qytetarë në Deçan

Sot pritet vendimi për masat e reja, orari i gastronomisë dhe dasmat deri në orën 01:00

Ish-drejtorit të AKI-së i konfiskohet telefoni nga Gjykata Speciale

SHTO KOMENT

TË FUNDIT

Valmir Veliu, bëhet transferi më i shtrenjtë në histori të futbollit kosovar!?

June 24 2022

Kaq mijë euro në muaj i merr Armend Muja i VV-së që kundërshtoi fuqishëm Trustin

June 24 2022

Valon Syla i ashpër me Qeverinë Kurti: More kllosharë, jeni gërrdia e Kosovës

June 23 2022

Shkumbin Istrefi me dedikim prekës për vdekjen e motrës, Vjosa Berisha

June 23 2022

S’ka Trust: Vetëvendosje edhe me votë s’e lë popullin të tërheqë paret

June 23 2022

MË TË LEXUARAT

Plugin Install : Popular Post Widget need JNews - View Counter to be installed
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
  • KUZHINA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
    • ASTROLOGJI
    • HISTORI
  • KUZHINA
    • RECETA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.