Bodrumi i një ndërtese në lagjen Ulpianë të Prishtinës është përfshirë nga zjarri, ndërsa dyshohet se hapësira shfrytëzohej nga persona të pastrehë.
Nga zjarri janë djegur lecka, mbeturina dhe materiale të tjera që ndodheshin në bodrum.
Intervenimi i zjarrfikësve ka përfunduar tashmë, ndërsa flakët janë shuar nga ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.


















