KFOR ka dhënë detaje lidhur me ushtrimin e përbashkët “Shpata e Artë 2026”, i zhvilluar së bashku me EULEX-in, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe personelin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas njoftimit, ushtrimi është mbajtur më 2 dhe 3 korrik në zonën stërvitore të Kampit Vrelo në Prishtinë dhe ka testuar zbatimin e kapaciteteve, aftësive dhe procedurave për menaxhimin e krizave në një sërë skenarësh kompleksë të sigurisë, përfshirë trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të mjeteve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.

“Në 2 dhe 3 korrik 2026, personeli i misionit të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë (KFOR), Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Policisë së Kosovës (PK) dhe Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) zhvilluan aktivitete të përbashkëta stërvitore në kuadër të ushtrimit ‘Shpata e Artë 2026’.

Ushtrimi u mbajt në zonën stërvitore të Kampit Vrelo, në Prishtinë. Ai testoi zbatimin e kapaciteteve, aftësive dhe procedurave për menaxhimin e krizave në një sërë skenarësh kompleksë të sigurisë, përfshirë ata që lidhen me trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të mjeteve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.

Në ushtrim mori pjesë edhe personeli i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në përputhje me mandatin e saj fillestar për mbrojtje civile”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts