Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar përmes një mesazhi emocional në Instagram, duke shprehur mbështetje për protestat në Shqipëri në mbrojtje të mjedisit.
Ajo ka theksuar rëndësinë e kulturës së protestës dhe lirisë së shprehjes, duke bërë një krahasim me përvojën e saj në Prishtinë, ku këto vlera kanë qenë gjithmonë të pranishme.
Sipas saj, ajo që i ka dhënë shpresë është energjia e të rinjve në protestat në Tiranë, të cilët i kanë ngjallur optimizëm për të ardhmen e vendit.
Këngëtarja ka treguar gjithashtu se e ka marrë me vete djalin e saj, Lianin, për ta përjetuar nga afër këtë frymë qytetare.
Në fund, Luma ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit në Shqipëri, të cilin e cilëson si një nga vendet më të bukura në botë.





















