Kolona të gjata në rrugë, tifozët rrezikojnë të vonohen për finalen e Botërorit
Kolona të gjata trafiku janë krijuar në magjistralen Pejë–Prishtinë, duke shkaktuar vonesa për shumë udhëtarë.
Qarkullimi është rënduar nga Sllatina në drejtim të Prishtinës, deri në hyrje të Fushë Kosovës, ndërsa shumë qytetarë që po udhëtojnë për të ndjekur finalen e madhe të Botërorit po përballen me pritje në trafik.
Me interesimin e madh për ndeshjen Spanjë–Argjentinë, shumë tifozë janë nisur më herët drejt destinacioneve të tyre, por kolonat në rrugë kanë bërë që disa prej tyre të mbesin të bllokuar.
Drejtuesve të automjeteve u rekomandohet kujdes i shtuar dhe durim gjatë lëvizjes.
📸 Foto: Telenews / Rilindja Shqiptare




















