Korrespodenti i gazetës së famshme gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka nxituar të reagojë pas publikimit të një fotografie, që është paraqitur si artikull i kësaj gazete e që titullohet: “Kurti: Kush e mbështet SHBA-në dhe Rugovën është kundër Kosovës”.

Martens ka thënë se ky artikull nuk është publikuar asnjëherë në gazetën gjermane, duke e cilësuar si lajm të rremë.“Në valën e zgjedhjeve në Kosovë, është duke u zhvilluar një fushatë e lajmeve të rreme në media të ndryshme sociale që përfshijnë Albin Kurtin dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung. Ju lutemi vini re: Ky artikull nuk u shfaq asnjëherë në FAZ. Citimi është i rremë”, thuhet në reagimin e Martens në Twitter.

Këtij lajmi të rremë i ka besuar ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, i cili e ka publikuar këtë fotografi, duke vlerësuar se Kurti e mbështet Rusinë, ndërsa e ka falenderuar Zotin dhe presidentin Ibrahim Rugova “per vizionin e ti pro Amerikan dhe pro Perendimor”.

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles
Check latest article from this author !
FITUESI I BBVK4: LONDRIMI

FITUESI I BBVK4: LONDRIMI

February 28, 2026
Edon Zhegrova pranë transferimit te Evertoni në Ligën Premier
A rritet apo ulet oreksi pas ushtrimeve fizike?

Related Posts