Kombëtarja e Kosovës në basketboll, sot me fillim nga ora 18:00 në Dublin do të përballet me Irlanden në parakualifikimet për Kampionatin Botëror 2027.

“Dardanët” në grupin A, të parakualifikimeve evropiane, Irlanda dhe Azerbajxhani kanë nga një fitore e dy humbje, kurse lidere është Zvicra me tri fitore në tri ndeshje.

Përballjen e fundit Kosova e pati me Zvicrën, ku humbi me rezultat të thellë 75:43.

Sonte kombëtarja e basketbollit do të synojë të marrë një rezultat sa më të mirë, për ta harruar humbjen ndaj helvetikëve.

About Author
Kushtrim Guraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Basketbolli kosovar sot me dy super-ndeshje
Ngjarjet kryesore sot në Kosovë
Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë e Rajon

Related Posts