Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U17 në konkurrencën e femrave ka shkruar histori në futbollin tonë.
Në pjesëmarrjen e tyre të parë në Kampionatin Evropian, “Dardanet” kanë arritur ta fitojnë grupin e dyte dhe të ngjiten në Ligën A të kualifikimeve.
Në ndeshjen e fundit të Grupit 1 të Ligës B, Kosova shënoi fitore me rezultat 4:2 kundër nikoqirit të ndeshjeve të këtij grupi, Kombëtares së Luksemburgut.
Kosova mbylli Grupin 1 të Ligës B në kuotën e shtatë pikëve, duke regjistruar dy fitore, një kundër Gjeorgjisë dhe tjetrën kundër Luksemburgut, dhe një barazim kundër Bjellorusisë.
Vashat e Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U17 do të mësojnë kundërshtarin kur të hedhet shorti në muajin nëntor, dhe përgjatë ndeshjeve në Ligën A do të synojnë edhe kualifikimin historik në Kampionatin Evropian.