Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente relaksi nga pushimet në Mykonos.
Artistja publikoi një seri fotografish ku shfaqet duke shijuar diellin, detin dhe atmosferën verore, ndërsa postimin e shoqëroi me mbishkrimin: “Kisha nevojë për një rifreskim shpirtëror – diell, bikini dhe muzikë”.
Me këtë mesazh, Rita la të kuptohet se kishte nevojë për një shkëputje nga angazhimet e shumta profesionale, duke zgjedhur ishullin grek si destinacion për t’u çlodhur dhe për të rikuperuar energjitë.
Fotografitë morën mijëra pëlqime dhe komente nga fansat, të cilët vlerësuan pamjen dhe pozat joshëse në bikini.




















