Deri të hënën në mesnatë është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve, në pesë Qendra Komunale të Numërimit (QKN).

Këtë e ka bërë të ditur për Ekonomia Online zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

Ndërsa, ka treguar se procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar ën 32 QKN të tjera

“Qendrat Komunale të Numërimit, të cilat kanë përfunduar këto aktivitete janë: Junik (6/6); Shtërpcë (17/17); Hani i Elezit (11/11); Partesh (7/7); Mamushë (5/5).  Procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 32 QKN-të tjera: Deçan, Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Drenas (Gllogoc), Graçanicë, Istog, Kaçanik, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Leposaviq, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Novobërdë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Ranillug, Skenderaj, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan”, ka thënë ai.

Sipas tij, në Qendrën Komunale të Numërimit në Vushtrri është zhvilluar procesi i numërimit nga 10 vendvotime, mirëpo rezultatet e numëruara nuk kanë mundur të procesohen sipas procedurave të QKN-së për shkak të disa problemeve teknike me rrjetin e internetit. Për rrjedhojë, kutitë e votimit janë mbyllur dhe siguruar sipas procedurave përkatëse, ndërsa procesi do të vazhdojë gjatë ditës. Këto vendvotime do të numërohen sërish për procedim të rregullt të rezultateve.

Sipas të dhënave deri të hënën në mesnatë (8 qershor 2026, ora 23:59) numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara, që i takojnë 37 QKN-ve, është: 486 nga 2,498 vendvotime apo 19.46%.

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate:  https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/

About Author
Rrezarta Ramaj
View All Articles
Check latest article from this author !
Policia godet tri raste të drogës, arrestohen tre persona
Ngjarjet e datës 6 gusht

Ngjarjet e datës 6 gusht

August 6, 2026
Moti nesër: Diell dhe temperatura deri në 38°C

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts