Pas tensioneve të ngitura nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me situatën e sigurisë në vend, duke thënë se qeveria është duke u përgatitur për çdo situatë të mundshme ndaj Kosovës.
Kryeministri Kurti po ashtu ka thënë se janë identifikuar 10 organizata ekstremiste serbe të cilat shfaqin urrejtje nacionale dhe fetare duke u munduar që ta destabilizojnë situatën e sigurisë në Kosovë.
“Janë 10 organizata ekstremiste serbe në Kosovë, të cilat propagandojnë urrejtje, jo vetëm nacionale por edhe fetare, dhe që kanë njëfarë frymë mesjetare të ortodoksisë mistike… dhe që e kanë një këmbë në Beograd dhe një në Moskë. Janë organizata si 1939 dhe Car Llazari, po i përmend vetëm dy, por ka edhe të tjera”, ka thënë Kurti në KTV, transmeton Zeri.info.
Kurti më tej ka thënë se në këtë situatë janë shpeshtuar edhe mbledhjet e Këshillit të Sigurisë ku po diskutojnë rreth përgatitjeve sa i përket sa i përket pajisjeve, por edhe vëzhgimeve dhe aktiviteteve
Po ashtu ai ka njoftuar se edhe nesër do të mblidhet Këshilli i Sigurisë
“Në prapavijë, intensivisht jemi duke u përgatitur që të mos ketë kurrfarë befasie dhe institucionet të jenë të sinkronizuara dhe të jenë të përgatitura ndaj çfarëdo mësymje ndaj Kosovës nga kushdoqoftë”, ka thënë kryeministri.