Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), të udhëhequr nga Koordinatori për Zhvillim i OKB-së, Stephen O’Malley.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se gjatë takimit Kurti ka dorëzuar formalisht dokumentin e miratimit të Planit Strategjik të UNKT 2026–2030, ndërsa është riafirmuar përkushtimi i përbashkët për avancimin e prioriteteve zhvillimore të Kosovës dhe zbatimin e Agjendës 2030.

Sipas komunikatës, Kurti ka theksuar se prioritetet e identifikuara në Planin Strategjik, si zhvillimi i kapitalit njerëzor, llogaridhënia në qeverisje, sundimi i ligjit dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, përputhen me prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ai ka shtuar se synimi është që këto prioritete të shndërrohen në përmirësime konkrete, si shërbime më të mira, më shumë vende pune dhe mundësi punësimi, institucione më të forta dhe zhvillim të qëndrueshëm nga i cili përfitojnë të gjitha komunitetet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts