Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjen e Laurent Krasniqit, për t’i shprehur ngushëllime pas vdekjes së tij tragjike.

Krasniqi, 29-vjeçar, i njohur si ish-banor i “Big Brother VIP Kosova” dhe krijues i përmbajtjeve në rrjetet sociale, humbi jetën më 2 shtator në një aksident trafiku në fshatin Llukar të Prishtinës.

Në aksident ishin përfshirë një veturë dhe motoçikleta me të cilën po udhëtonte Krasniqi.

Ai pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në Emergjencën e QKUK-së, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Shoferi i veturës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, ndërsa rasti vazhdon të hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts