Me 20.10 për qind të votave të numëruara nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), rezultate e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë ministrast në detyrë më të votuarit deri tash janë:

Glauk Konjufca ministër në detyrë i Punëve të Jashtme me 33,760 vota.

I pasuar nga Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, me 16,770 vota, Donika Gërvalla-Schwarz, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me 15,594 vota.

Pas tyre renditet Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, me 12,554 vota, Mimoza Kusari-Lila, ministre në detyrë e Tregtisë me 10,714 vota. Hajrullah Çeku ministër i Arsimit ka siguruar 10,369 vota.

Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, ka marrë 9,315 vota, ndërsa Arben Vitia ministër në detyrë i Shëndetësisë ka siguruar 5,944 vota.

 

Ndër kandidatët me më pak vota deri në këtë fazë të numërimit janë: Saranda Bogujevci, ministre në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, 4,593 Vota, Fitore Pacolli-Dalipi ministre e mjedisit me 3,133 vota, Dimal Basha ministër në detyrë i Infrastrukturës me 2,865 vota dhe Armend Muja ministër në detyrë i bujqësisë me 2,791 vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts