Prokurori i Shtetit, ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëmbëdhjetë aktakuza kundër njëzet e gjashtë personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntë persona, si dhe janë parashtruar gjashtë kërkesa për caktim të masës së paraburgimit ndaj shtatë personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona, ka ushtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person për vepër penale, si dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër dymbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, dhe ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur dy aktakuza, kundër dy personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi, si dhe ka ngritur dy aktakuza, kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe ka ngritur ka ngritur një aktakuzë kundër katër personave.



















