Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për formimin e institucioneve të reja.

Në një konferencë për media pas takimit me liderët e partive dhe presidenten Vjosa Osmani, ai tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar në takim se nuk ka urgjencë për formim të institucioneve.

“Kurti ka të drejtën e formimit të shumicës, ai pretendon se do ta bëjë, ai na tha se s’ka asnjë urgjenc. Sipas tij, kjo pritje është më tepër mediatike e jo popullit të Kosovës, për këtë nuk pajtohem fare”.

“Është çështje shumë urgjente me lënë vendin pa institucione, të mblidhesh 16 herë pa asnjë rezultat, asnjë shpresë në horizont është çështje shumë urgjente për Kosovën”, tha Abdixhiku.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Ngjarjet e datës 18 gusht

Ngjarjet e datës 18 gusht

August 17, 2026
Golf 2 – vetura që u bë legjendë edhe në Kosovë –
Vdes ish-futbollisti e trajneri Erdogan Celina

Related Posts