Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për kryeministër të ardhshëm të vendit Albin Kurtin, liderin e saj.

Kështu ka shuar zërat se për shkak që të njejtit nuk i ishte lejuar kandidimi për deputet, mund të mos i lejohet edhe kandidimi për të parin e qeverisë.

Në anën tjetër, siç mëson Gazeta Blic, Lëvizja Vetëvendosje, tashmë i ka kthyer letër letrën Glauk Konjufcës, ushtruesit të detyrës së presidentit, duke e caktuar

Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së re.

Seanca e Kuvendit, ku pritet hedhja në votim e qeverisë, pritet të nisë në orën 17:00

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dhënë kritika për mandatimin e Kurtit si kryeministër.

Për të është e pakuptimtë që të ndodhë një gjë e tillë, për shkak që i njejti nuk ishte lejuar të garojë për deputet.

Related Posts