Komuna e Prishtinës ka njoftuar se tuneli në rrugën “Mark Isaku” në lagjen Tophane është pastruar nga mbeturinat vëllimore, kolonat dhe veturat e parkuara mbi trotuar.
Sipas komunës, në këtë hapësirë janë vendosur edhe pengesa të reja më të forta dhe stabile, me qëllim mbrojtjen e hapësirës publike dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.
Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe në lagje të tjera të kryeqytetit.











