Lotina Haziri ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël. Ajo ka ndarë në Instagram një set fotografish ku shfaqet pranë partnerit të saj, reperit Mozzik, ndërsa barku i rrumbullakosur zbulon se çifti do të bëhet prind.

Publikimi është pritur me reagime të shumta nga ndjekësit dhe personazhet e njohur, të cilët kanë uruar çiftin.

Mozzik gjithashtu reagoi në postim me emoji zemrash, duke shprehur lumturinë për këtë moment të veçantë.





















