Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen tragjike të jetës së dy të rinjve kosovarë, të cilët humbën jetën në Shëngjin.

Lushtaku tha se me dhimbje të thellë e ka pranuar lajmin për vdekjen e të riut Leonit Aliu nga Rezalla e Skenderajt, i cili humbi jetën tragjikisht në Shëngjin të Shqipërisë.

Ai u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Aliu, të afërmve dhe miqve të të ndjerit, duke theksuar se kujtimi për Leonitin do të mbetet i përjetshëm.

Njëkohësisht, kreu i Skenderajt u solidarizua edhe me familjen Binaku nga Gllobari i Drenasit për humbjen e birit të tyre, Jetmir Binaku, i cili gjithashtu humbi jetën në këtë ngjarje tragjike.

“Dhimbja juaj është dhimbje e të gjithë neve. Zoti u dhashtë forcë familjeve Aliu dhe Binaku për ta përballuar këtë humbje të madhe”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Lushtakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts