Manchester City ka bërë transferimin e një portieri.
Bëhet fjalë për 20-vjeçarin, Pierce Charles nga skuadra e Sheffield Wednesdayt në një marrëveshje pesëvjeçare.
Mirëpo Charles, do të huazohet menjëherë në “Championship” te skuadra e Queens Park Rangers ku do të ketë mundësinë që të zhvillohet më tutje.
Ai bëri 21 paraqitje sezonin e kaluar me Sheffield Wednesday por që nuk arriti ta shpëtonte skuadrën e tij nga rënia në “League One”.




















