Gjatë qeverisjes së Kryeministrit Kurti, mbi 120 mijë fermerë kanë përfituar mbi 300 milionë euro në subvencione dhe grante, me fokus te fermerët realë dhe ndalja e abuzimeve në bujqësi.
Në mandatin e ri do të krijohet skema kombëtare e sigurimit të prodhimit bujqësor nga fatkeqësitë natyrore, për të mbrojtur fermerin dhe prodhimin vendor.
Do të rriten investimet në ferma, sera, blegtori, mekanizim modern dhe sisteme të ujitjes, me qëllim rritjen e prodhimit dhe konkurrueshmërisë së produkteve vendore.
Të gjitha prodhimet e standardizuara dhe të certifikuara do të mbështeten për treg dhe eksport sipas standardeve evropiane.
Qeveria do të mbështesë krijimin e kooperativave moderne dhe organizimin e fermerëve për grumbullim, përpunim dhe shitje të përbashkët të prodhimeve.
Prioritet do të jetë zhvillimi i kapaciteteve për përpunimin e mishit dhe qumështit, magazinimin dhe zinxhirin e ftohtë.
Për herë të parë, fermerët do të kenë mundësi të aplikojnë për grante gjatë gjithë vitit, pa afate të shkurtra dhe procedura stresuese.
Do të ketë grante të veçanta për fermat e vogla dhe fermerët e papërkrahur, me synim rritjen e rentabilitetit dhe fuqizimin e prodhimit vendor.
Mbështetje e dedikuar do t’u jepet vajzave dhe djemve që investojnë në bujqësi, përmes financimit të fermave të reja dhe projekteve inovative.
Subvencionet dhe aplikimet do të digjitalizohen, ndërsa “Karta e-Fermeri” do të lehtësojë qasjen në subvencione, financa dhe treg.
Do të formalizohet punësimi sezonal në bujqësi dhe do të krijohen tre zona të hortikulturës intensive për rritjen e prodhimit dhe vendeve të reja të punës.
Qeveria do të mbështesë prodhimin ekologjik dhe zgjerimin e rrjetit modern të ujitjes, për të rritur prodhimin, eksportin dhe sigurinë ushqimore të Kosovës.
Këto janë zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për mandatin e ri të qeverisjes, për të cilin garon me numrin 116 në këto zgjedhje.




















