Prishtinë, 5 qershor 2026 – Kryeqyteti ka njoftuar qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik se të premten, më 6 qershor 2026, do të ketë mbyllje të përkohshme të qarkullimit në rrugën “Fehmi Agani”, nga ora 08:00 deri në ora 16:00.
Sipas njoftimit zyrtar, mbyllja e rrugës bëhet për shkak të zhvillimit të punimeve në kuadër të projektit për instalimin e rrjetit të ri të ndriçimit publik. Punimet po realizohen nga operatori ekonomik i angazhuar dhe janë pjesë e investimeve që synojnë përmirësimin e infrastrukturës së ndriçimit publik në Kryeqytet.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për qarkullim dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren, me qëllim të evitimit të pengesave dhe garantimit të sigurisë gjatë zhvillimit të punimeve.
Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre gjatë realizimit të këtij projekti.




















