Reperi i njohur kosovar Mozzik (Gramoz Aliu) ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestën paqësore të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, e cila do të mbahet më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi, Mozzik ka theksuar se si artist dhe qytetar ndjen përgjegjësi morale të flasë kur drejtësia vihet në pikëpyetje, duke nënvizuar se ajo nuk duhet të përdoret si mjet politik, as të ndërtohet mbi heshtjen e shoqërisë.

Ai ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës së organizuar nga “Liria ka Emër”, e cila do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ora 14:00, për të kërkuar drejtësi të paanshme për ata që, sipas tij, po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Liria ka emër!”, ka përfunduar Mozzik mesazhin e tij, duke shprehur mbështetje të qartë për këtë iniciativë qytetare.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Temperaturat e larta, i nxehti i madh zbret në Ballkan
Vritet me thikë imami kosovar
Horoskopi i datës 30 qershor, e martë

Related Posts