Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, tha se partia e saj nuk e voton Vlora Çitakun e PDK-së për nënkryetare.

“Lëvizja Vetëvendosje do të votojë një kandidat të PDK’së për nënkryetar siç i takon, por s’mund të votojmë zonjën Çitaku”, ka thënë ajo.

PDK ka votuar pro nënkryetarit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardian Gola. Po ashtu, edhe LDK votoi pro Golës dhe Çitakut.

E pyetur se kush do të ishte i pranueshëm prej PDK’së për Vetëvendosjen, Nagavci tha: “Kjo mbetet të shihet, vota e deputetëve e deklaron”.

Ai shtoi se deputetët e Vetëvendosjes votojnë “me vullnetin e tyre të lirë”, ka shtuar Nagavci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts