Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 2 milionë eurove si mbështetje e linjave ajrore për fluturimet e mërgatës, është “qershia mbi tortë në keqpërdorimin e resurseve publike për qëllime puro elektorale”.
Sipas Cakollit, ky vendim e cenon drejtpërdrejt e seriozisht parimin e zgjedhjeve të ndershme
“Një qasje e tillë po e shndërron garën zgjedhore në një proces krejtësisht të pabarabartë, ku partia në pushtet krijon epërsi përmes parasë publike dhe avantazhit institucional, e jo përmes një gare të drejtë politike”, ka thënë Cakolli përmes një reagimin në Facebook.
Ndryshe, dy ditë para nisjes së fushatës zgjedhore, Qeveria në detyrë ka ndarë 2 milionë euro për mbështetjen e linjave të fluturimit për mërgatë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë, të zhvilluar në formë elektronike











