Ndërron jetë tragjikisht drejtori i Bujqësisë në Deçan, Rifat Stojkaj

Ka ndërruar jetë tragjikisht dhe në moshë të hershme drejtori i Bujqësisë në Deçan, Rifat Stojkaj.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Stojkaj humbi jetën si pasojë e një aksidenti me veturë, duke tronditur familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Për lajmin e rëndë ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili shprehu dhimbjen për humbjen e bashkëpunëtorit të tij.

“Na pikëlloi shumë lajmi për ndarjen e papritur nga jeta të kolegut tonë, Rifat Stojkaj. Rifati ishte pjesë e rëndësishme e Aleancës. Gjithmonë i gatshëm për punë, korrekt dhe i afërt me njerëzit. Do ta kujtojmë për urtësinë, besnikërinë dhe kontributin që dha ndër vite”, ka shkruar Haradinaj.

Ai gjithashtu u ka shprehur ngushëllime familjes Stojkaj, miqve dhe bashkëpunëtorëve, duke përmbyllur reagimin me fjalët: “U prehtë në paqe”.

Vdekja e tij ka lënë pikëllim të madh në komunën e Deçanit dhe tek të gjithë ata që e njohën nga afër.

Related Posts