detaje të reja nga burimet e veta rreth vdekjes së hershme të sekretarit të përgjithshëm të AAK-së, dega në Deçan, Rifat Stojkaj.

 

Sipas këtyre burimeve, Stojkaj ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

I njëjti gjatë momentit fatal për të ishte duke vozitur ku u vetaksidentua në fshatin Pobergjë të komunës së Deçanit.

Për vdekjen e tij ka njofuar edhe komuna e Deçanit, si dhe i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se Stojkaj ishte pjesë e rëndësishme e Aleancës, teksa i shprehu n gushëllimet e tij për të ndjerin.

“Gjithmonë i gatshëm për punë, korrekt e i afërt me njerëzit. Do ta kujtojmë për urtësinë, besnikërinë dhe kontributin që dha ndër vite. Në këto momente të vështira, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Stojkaj, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve tanë. U prehtë në paqe!”, tha Haradinaj.

Related Posts