Petrit Bajrami nga Mitrovica i lindur në vitin 1983, Petriti si i ri e kishte humbur babain në fillim të luftës në vitin 1998 nga granata e cila është hedhur në tregun e mitrovicës nga forcat serbe.

Petriti është i martuar jeton me nënën, gruan dhe 3 femijë, ndërsa në dy vitet e fundit ishte duke u kujdesur edhe për fëmijët e vëllaut që mbetën jetim nga vdekja e kunatës.

Me dt:07.06.2023, Petriti është sëmurë derisa ishte duke punuar në minjerën e Stantërgut, menjëher është dërguar në emergjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, tani është diagnostifikuar me sëmundjen e Leokimisë Akute.

Sipas rekomandimeve dhe diagnozave të mjekëve të Klinikës Universitare të Kosovës Petriti duhet urgjentisht ti nënshtrohet Transplantit të Palcës Kurrizore jasht vendit.

Shërimi i Petritit nuk mund të bëhet në Kosovë, si opsion është shteti i Truqisë në spitalin MEDICALPARK në Stamboll. Në bazë të profakturës kostoja e shërimit të Petritit sillet mbi 100,000.0 Euro- dëshmia e profaturës.

Familja e Petritit, fisi i gjerë, minatorët e Trepçës dhe dashamirët janë duke bërë përpjekje që ti sigurojn mjetet finansiare për shërimin e tijë por është e pamundur të sigurohen të gjitha mjetet e nevojshme.

Transferi i petritit per turqi duhet te behet brenda 2 dite.

Për te gjith bamirsit që mund ta ndihmojn Petritin ju lutem kontaktoni tek familjarët në këta numra të telefonit si dhe përmes Viber, Whats up.

Për transfere bankare e keni në dispozicion llogarinë bankare të bashkëshortës së Petritit zonj. DRITA BAJRAMI, të gjitha të dhënat zyrtare të bankës për transfere nga brenda dhe jashtë Kosovës i keni në foto.

Per kontakte me familjar janë numrat në viber dhe whats up,
+38349811952 dhe +38349415144.

Related Posts