Me një ndryshim në orarin e grumbullimit, protesta qytetare ka vijuar edhe sot në Tiranë. Një nga drejtuesit e protestës, Arben Kola, njoftoi se duke nisur nga kjo ditë, protestuesit do të mblidhen çdo mbrëmje në orën 19:00.
Ndërkohë, organizatorët kanë artikuluar edhe një paralajmërim të ri. Sipas tyre, data 20 qershor përbën afatin e fundit që i është lënë kryeministrit Edi Rama për të dhënë dorëheqjen.
Pas kësaj date, ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës, pa dhënë detaje konkrete mbi format që do të marrë ajo.
Organizatorët kanë bërë të ditur gjithashtu se sot nuk do të ketë fjalime nga foltorja.
Sipas tyre, është koha që fatet e protestës t’i marrin në dorë të rinjtë pjesëmarrës, të cilët do të kenë një rol më të madh në vijimin e saj.


















