Policia e Kosovës njoftoi se të shtunën rreth orës 09:35, një çift në Drenas u rrah mes vete. Sipas njoftimit të së dielës, bashkëshortët i shkaktuan lëndime njëri-tjetrit, derisa të dyve u është ofruar trajtim mjekësor.
Pas konsultimit me prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se dy të dyshuar (bashkëshort) kosovar-e, janë rrahur mes vete duke i shkaktuar lëndime njëri-tjetrit. Atyre u është ofruar tretman mjekësor dhe pas konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë policor.