Analisti politik Xhevdet Pozhari e ka sulmuar ish-luftëtarin e UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili gjatë seancës së fundit ndaj tij në Hagë, u përlot kur u përmend emri i Sllobodan Millosheviqit.
Siç ka thënë Pozhari me anë të një postimi në ‘Facebook’, “Nasim Haradinaj në Hagë paska qajt, e këtu i thejke tavolinat nëpër emisione”, shkruan lajmi.net.
“Nasim Haradinaj në Hagë paska qajt, e këtu i thejke tavolinat nëpër emisione. Mbahu, burrë! Kalon edhe kjo…”, shkroi Pozhari në Facebook.
Në seancën e djeshme gjykuese ndaj tij, Haradinaj dëshmoi për torturat që iu bënë nga serbët, po ashtu foli edhe për burgimin e vëllait.
Haradinaj nuk mundi t’i mbajë lotët kur ka thënë se është kundër Millosheviqit dhe kujtdo që merr për bazë të dhënat e tij.
“Jam kundër çdokujt që bazohet në të dhënat e Millosheviqit. Varri më largon nga dheu nëse unë nuk e kundërshtoj Millosheviqin”, ka thënë ai.