Në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, u krye me sukses një lindje e veçantë natyrale.

Në jetë erdhi një bebe me peshë 5050 gramë dhe përmasa 65 cm / 57 cm.

​Kjo lindje natyrale u realizua falë përkushtimit dhe kujdesit të vazhdueshëm të mjekëve dr. Vjollca Çitaku e dr. Bajram Drevinja, si dhe ekipit të mamive dhe infermiereve: Nazmije Gruda, Selvete Voca dhe Shengyl Xhaka.

​Ky është një rast i veçantë për spitalin tonë dhe një moment i jashtëzakonshëm që dëshmon profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin e lartë të ekipit shëndetësor gjatë gjithë procesit.

​Urime të përzemërta nënës dhe familjes! Foshnjës i urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts