Janë disa prej telefonave inteligjentë më të njohur në mbarë botën, por nëse keni një iPhone, sigurohuni që ta përditësoni tani.
Apple sapo ka lansuar një përditësim të ri të Reagimit të Shpejtë të Sigurisë, i quajtur iOS 16.5.1 (c), transmeton Telegrafi.
“Ky Reagim i Shpejtë i Sigurisë ofron rregullime të rëndësishme sigurie dhe rekomandohet për të gjithë përdoruesit”, shpjegoi Apple.
Ndërsa gjiganti i teknologjisë fillimisht publikoi përditësimin të hënën, sistemi u tërhoq shpejt pasi u zbulua se shkaktonte probleme me Safari-n.
Fatmirësisht kjo tani është zgjidhur.
Cilat modele mund ta instalojnë softuerin iOS 16.5.1 (c)?
Softueri iOS 16.5.1 (c) mund të instalohet tek modelet e lëshuar në fund të vitit 2017 ose më vonë, domethënë iPhone 8, iPhone 8 Plus, iPhone X dhe modelet më të fundit. Ky Reagim i Shpejtë i Sigurisë është posaçërisht për modelet iPhone që përdorin iOS 16.5.1 (dhe iPads me iPadOS 16.5.1).
Si mund ta instaloni?
Për ta instaluar në iPhone-in tuaj, hapni aplikacionin Settings dhe më pas shtypni opsionin General.
Klikoni më pas tek “Software Ubdate” dhe duhet të shihni opsionin për të shkarkuar dhe instaluar përditësimin e iOS Security Response 16.5.1(c).