Një protestë është paralajmëruar të mbahet nesër në Prishtinë kundër vendimit për ndalimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë.
Sipas organizatorëve, protesta do të zhvillohet më 22 maj në orën 09:30 para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nën sloganin “Rugova nuk hesht – Rugova kërkon drejtësi!”.
Ftohen qytetarët që të marrin pjesë në mënyrë paqësore dhe dinjitoze për të kundërshtuar vendimin dhe për të mbrojtur të drejtat e banorëve të Rugovës











