Skender Thaçi nga Gjakova: Mbështetje për gratë dhe thirrje për votim më 7 qershor

Kandidati për deputet, Skender Thaçi, ka qëndruar dje në Gjakovë, ku mori pjesë në një takim me gra dhe qytetare të këtij qyteti.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji pozitive, Thaçi vlerësoi rolin e grave në familje, arsim, biznes dhe në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë. Ai theksoi se kontributi i tyre është i pazëvendësueshëm dhe se institucionet duhet të vazhdojnë t’i mbështesin dhe fuqizojnë ato në çdo fushë.

“Gratë e Gjakovës dhe të gjithë Kosovës janë forcë e ndryshimit dhe e zhvillimit. Angazhimi i tyre meriton respekt dhe përkrahje të vazhdueshme”, u shpreh Thaçi gjatë bashkëbisedimit me pjesëmarrëset.

Me këtë rast, ai u bëri thirrje qytetarëve që më 7 qershor të dalin në votime dhe të mbështesin kandidatët e tyre të preferuar.

“Çdo votë ka rëndësi. Ju ftoj të merrni pjesë në procesin demokratik dhe të votoni për të ardhmen që dëshironi për vendin tonë”, tha Thaçi.

Në fund të takimit, ai falënderoi qytetarët e Gjakovës për mikpritjen dhe mbështetjen, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi me ta do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts