Misioni i OSBE-së publikon raportin e monitorimit të gjykimeve të rasteve të krimeve të luftës në Kosovë. Marrin pjesë: shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë ambasadori Gerard McGurk, ministrja në detyrë e Drejtësisë Donika Gërvalla-Schwarz, kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Rexhepi dhe U.D. i Kryeprokurorit Agron Qalaj (Hotel Swiss Diamond në Prishtinë, ora 10.00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite: certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit. (KQZ, ora 11:00)

 

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Italisë, Edmondo Cirielli, për vizitë në Kosovë. Ai me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pikërisht Kirurgjinë Kardiake dhe Laboratorin e Mikrobiologjisë, të themeluar nga Kooperacioni Italian për Zhvillim (QKUK, ora 15:15)

 

OJQ Rhythm organizon koncertin e të rinjve “Ritmi i miqësisë dhe paqes”. (Cineplay salla numër 5, Abi Çarshia, Prizren, ora 21:00)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts