2026
-
10:00Me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbahet ceremonia simbolike e ngritjes së flamurit amerikan në shtizën e Xhamisë “Prof. Dr. Bedri Kamberi”, Prishtinë. (Oborri i Xhamisë “Prof. Dr. Bedri Kamberi”, Prishtinë)
-
11:00Shoqata “Miqtë e Amerikës” tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton mban aktivitetin tradicional në nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, përmes ngritjes dhe nderimit të flamurit amerikan në një formë të re ceremoniale. (Shtatorja e Presidentit Bill Clinton, Prishtinë)
-
18:00Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) organizon ceremoninë e përurimit të Ballkonit Panoramik në Gjoçaj të Junikut dhe në hapjen zyrtare të edicionit të tretë të festivalit “KAH DRITA III”. (Ballkoni Panoramik, Gjoçaj, Junik)
-
19:30Kryeqyteti organizon ngjarjen festive “Thank you USA”, me rastin e shënimit të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Merr pjesë Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, dhe e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. (Ruga “2 Korriku”, Prishtinë)




















