Një detaj interesant është parë në ndeshjen e Botërorit mes Arabisë Saudite dhe Uruguajit.
Gjatë intonimit të himneve, dy flamurët e këtyre shteteve ishin nga të vetmet të cilat nuk prekën tokën, si shkak i një ligji në Arabinë Saudite rreth flamurit të tyre shtetëror.
Sipas ligjit saudit, flamuri i tyre nuk duhet të prekë kurrë tokën ose ujin, sepse teksti në flamur përmban deklaratën islamike të besimit: “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut, Muhamedi është i dërguari i Allahut”.
Shoqata Saudite e Futbollit i dërgoi një kërkesë të veçantë FIFA-s për të respektuar këtë ligj, dhe organi qeverisës i futbollit vendosi ta pranonte atë.
Ndeshja Arabi Saudite-Uruguaj u përfundua me rezultat 1-1.



















