Një grua është gjetur pa shenja jete në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima është gjetur nga familjarët e saj, të cilët kanë njoftuar autoritetet.
Është raportuar se viktima, femër kosovare, është gjetur pa shenja jete nga familjarët. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e vdekjes, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.




















